Botë
Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie, evakuohen 5 mijë persona
20.09.2021 10:45
Një shpërthim vullkanik po ndodh në La Palma, një ishull në Ishujt Kanarie...

Një shpërthim vullkanik po ndodh në La Palma, një ishull në Ishujt Kanarie, ku po evakuohen të paktën 5 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle sipas të cilave, Garda Civile Spanjolle ka njoftuar se në orët e ardhshme mund të ketë 10.000 persona të zhvendosur.
Magma dhe materiale të tjera piroklastike vazhdojnë të dalin nga vullkani Cumbre Vieja. Autoritetet kërkuan të mos i afroheshin zonës së shpërthimit, duke kërkuar nga popullata e zonave në rrezik të La Palma-s që të mbrohen nga hiri dhe të mbyllen në shtëpi në rast se bie aty pranë.
Ndërsa llava vazhdon të përparojë ngadalë drejt bregdetit të La Palma-s, duke tejkaluar disa rrugë dhe duke arritur në portat e disa shtëpive, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka mbërritur në ishull për të ndjekur nga afër situatën.
Zjarrfikësit dhe ushtria po ndërmarrin veprime për të përballuar pasojat e shpërthimit.
