Anketë “Brima”: Rejtingu i partive, kryesojnë liderët dhe partitë në pushtet

20.09.2021 15:37

Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale....

Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, agjencia “Brima” ka publikuar një anketë për rejtingjet e partive politike.

Sondazhi tregon se lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka rejting prej 11.8%  kurse ai lideri i VMRO -së Hristijan Mickovski 7%.

Në taborin politik shqiptar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti është ranguar me 5.9%, kreu i partisë BESA Bilall Kasami me 4.4 %, lideri i opozitës Zijadin Sela me rejting  4.1%, ndërsa Afrim Gashi 0.4%.

REJTINGU I LIDERËVE  
Zoran Zaev 11.8%
Hristijan Mickovski   7%,
Ali Ahmeti                                                 5.9%,
Bilall Kasami 4.4 %,
Zijadin Sela 4.1%,
Afrim Gashi 0.4%.

Në pyetjen se për cilin kandidat të partive politike do të votoni për kryetar komune në zgjedhjet  lokale,  19.8% e të anketuarve janë përcaktuar  për kandidatët e LSDM-së, 17.7% për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, 7.5% për kandidatët e BDI-së. 

5.6% për  kandidatët e koalicionit ASH-AA , 4.6% e të anketuarve për Lëvizjen BESA, 3.3% për kandidatët e partisë e Majta, 2.4 për PDSH-në.

LSDM  19.8%
VMRO-DPMNE 17.7%
BDI 7.5%
ASH                                                          5.6%
LËVIZJA BESA 4.6%
E MAJTA 3.3%
PDSH 2.4%

Sipas anketës 12.7% ende nuk kanë vendosur se kë do ta votojnë, 9.3% nuk do të votojnë në zgjedhje , 3.7% do ta anulojnë fletëvotimin 7.3% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen.

Në pyetjen  se cilën parti apo koalicion do ta votoni nëse zgjedhjet  parlamentare mbahen sot, 19.5% e të anketuarve do të votonin për LSDM-në, 17.5% për VMRO-DPMNE,  7.2% për BDI-në,  6% për ASH-AA,  4.7% për Lëvizja BESA, 3.3% për të majtën, 1.1 % për PDSH-në.

LSDM 19.5%
VMRO-DPMNE                            17.5%
BDI                                                         7.2%
ASH-AAA 6%
LËVIZJA BESA  4.7%
E MAJTA 4.7%
PDSH 1.1%

Sa i përket rangimit të problemeve që i preokupojnë qytetarët, kryesojnë temat sociale dhe ekonomike. 31.5% e të anketuarve theksojnë papunësinë, e dyta sipas rëndësisë me 26% është gjendja me pandeminë. Më pas situata ekonomike me 23.8%, dhe varfëria dhe standardi i ulët me  22%.

Anketa është realizuar në periudhën  prej 27 gusht deri në 9 shtator në terren, ku janë marrë parasysh të gjitha parametrat demografike –mosha mbi 18 vjeç, me 1102 të anketuar. Anketa është realizuar sipas modelit sy më sy në shtëpinë e të anketuarit. rezultatet janë në margjinën e gabimit  nga plus apo minus 2.8%. (Merita Gashi, TVM2)