Maqedoni

"Maqedonia e Veriut 2021", stërvitje e madhe e NATO-s, në Ohër

20.09.2021 16:23

Krimi i organizuar, migrimi ilegal, krimi kibernetik, lajmet e rreme dhe pandemia Covid-19...

Krimi i organizuar, migrimi ilegal, krimi kibernetik, lajmet e rreme dhe pandemia Covid-19 janë sfida komplekse që kërkojnë një qasje moderne rajonale dhe një strategji të përbashkët veprimi,tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, në hapjen e stërvitjes "Maqedonia e Veriut 2021" e organizuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e NATO-s dhe QMK-së, e që për katër ditë me radhë do të zhvillohet rajonin e Ohrit dhe Strugës. Gatishmëria civile sipas tij dhe mbajtja në kontinuitetit e funksionimit të institucioneve gjatë përballjes me situata komplekse të sigurisë është obligim themelor i anëtarëve të NATO-s në ndërtimin e rezistencës ndaj të gjitha kërcënimeve dhe sfidave.
 
“Edhe një hap më tej është digjitalizimi i sistemit për menaxhimin e krizave në RMV me aplikimin e ueb veglave NICS që gjithsesi do të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit midis njësive brenda sistemit.”,- deklaroi ministri i brendshëm i RMV-së, Oliver Spasovski.
 
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Xhon Manza, tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO mbart me vete përgjegjësi, por gjithashtu ofron mundësi.
 
“Stërvitja e i 19 -të është dëshmi e rezistencës tonë. Do të trajtohen skenarë si një mundësi e mirë për të demonstruar ndërveprimin në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Përmes sistemit të përbashkët të komandimit ne do të koordinojmë aktivitetet, do të forcojmë aftësitë, por gjithashtu do të ndërtojmë miqësi.”,- u shpreh ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione të NATO–s, Xhon Manza.
 
Për drejtorin e QMK-së stërvitja jep mundësi për thellimin e përvojave.
 
“Përfshirja në këtë stërvitje të NATO-s është një privilegj për të gjithë pjesëmarrësit, pasi është një mundësi e shkëlqyer për tu dhënë mbështetje autoriteteve kombëtare në mënyrë që të forcojmë aftësitë tona duke përmirësuar gatishmërinë për fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga njeriu.”,- tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.
 
Gjatë stërvitjes do të zbatohen aktivitete që trajtojnë fatkeqësitë natyrore, krimin e organizuar, migrimin ilegal, shpëtimin dhe ndihma për qytetarët. Në stërvitje marrin pjesë 700 përfaqësues nga 28 vende anëtare të NATO-s dhe disa organizata ndërkombëtare.
 
NAIM RAMADANI