E diela ditë jopune, Shahpaska apel deputetëve të votojnë ndryshimet
Vijon debati në Komisionin kuvendor....

Vijon debati në Komisionin kuvendor të Punës dhe Politikës Sociale për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësime të Ligjit për marrëdhëniet e punës i cili është në lexim të dytë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska iu bëri thirrje deputetëve që t’i votojnë ndryshimet ligjore që parashohin që e diela të jetë ditë jo pune, me qëllim që këto ndryshime të të hyjnë në fuqi nga 1 tetori.
“Unë ju bëj apel deputetëve sepse punëtorët paraqesin kapitalin tonë më të madh, të kujdesemi që t’u mundësojmë të vendosim balancë mes jetës profesionale dhe private dhe besoj se kjo zgjidhje ligjore do të votohet bashkërisht dhe do të mund të hyjë në fuqi nga 1 tetori, siç është planifikuar.”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
Me këtë ndryshim, sipas propozuesit që në këtë rast është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, bëhet balanci i jetës private dhe profesionale të punëtorëve. Për rreth 92 % të punëtorëve në shtet, e diela do të jetë ditë e pushimit javor.
Punëtorët e veprimtarive të cilat është e nevojshme që të funksionojnë, do të kenë mëditje për 50 për qind më të lartë.
Qendrat tregtare të dielën do të punojnë vetëm në një ndërrim, prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa të punësuarit do të kenë 100 për qind mëditje më të lartë për punë të dielën.
Subjektet tregtare në qendrat tregtare do të kenë obligim që të paguajnë vlerën prej 2 për qind për fitimin e realizuar të dielën në Buxhet, ndërsa këto mjete do të shfrytëzohen për themelimin e kopshteve të reja të fëmijëve. Për zbatimin e këtij ligji nevojiten mjete plotësuese financiare nga Buxheti i shtetit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
