Covid-19, 12 humbje jete, 154 raste të reja
20.09.2021 17:30
12 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.....

12 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. 10 nga viktimat janë nga Shkupi të moshës nga 54 deri në 90 vjeç, një 84 vjeçar nga Shtipi dhe viktima më e re e këtyre 24 orëve, një 30 vjeçar nga Vallandova.
Të gjithë ata vdiqën në kushte spitalore. Ndërkohë që regjistruar 154 raste të reja, nga 1967 teste të kryera në 24 orët e fundit, numri më i lartë i tyre në Shkup, gjithsej 118.
Nga Instituti i Shëndetit Publik raportojnë edhe për 408 pacientë të shëruar. Për momentin në vendin tonë ka 12.786 raste aktive.
