Maqedoni

Ligjet me simbolin e BE-së, tensionohet situata në Kuvend

20.09.2021 19:01

Tensionohet situata në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive...

Deputetët e opozitës maqedonase të kryesuar nga VMRO-DPMNE kërkuan tërheqjen e propozim ligjit për Akademi për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë me simbolin e BE-së, debat publik dhe rifutjen e tij në parlament me procedurë të rregullt.
 
Sipas opozitës maqedonase pushteti propozon ligje me simbolin e BE-së për të hesht opozitën dhe për të miratuar ligjet me shpejtësi. Situata u përshkallëzua pas dy vazhdimeve kur kryetarja e komisionit konstatoi se është miratuar rendi i ditës.
 
“Duhej të pyesni kush është për rendin e ditës, kush është kundër dhe kush abstenon? S’është në rregull në pesë procedurale, pa pyetur kush është kundër, kush abstenon dhe ta mbyllni këtë jashtë syve të opinionit. Rendi i ditës nuk është miratuar dhe asnjëherë nuk do të pranojmë të miratohet.”,- tha Ljupço Prenxhov nga GROM.  
 
Por si rrodhi procedura e votimit?
 
“Rendin e ditës e vë në miratim, kush është për? Tetë janë pro. Kush është kundër? Shpall pauzë prej një orë.”,- tha kryetarja e KSPMB-së, Sonja Mirakoska.
 
Gjatë vazhdimit pas një orë pauzë, Mirakoska konstatoi se rendi i ditës është miratuar, konstatim ky që u refuzua nga opozita duke bllokuar foltoren.
 
“Fillojmë me punë sipas rendit të ditës. Pika u konfirmua me tetë vota pro.”,- theksoi kryetarja e KSPMB-së, Sonja Mirakoska.
 
“Cirk të këtillë mund të bëni në PRSD, LSDM por jo edhe në Kuvend. Ju shkelët shumë rregulla. Nuk mundet kështu.”,- tha Ljupço Prenxhov nga GROM.
 
Një javë më parë, opozita maqedonase ngriti shqetësimin se pushteti po planifikon të keqpërdorë simbolin e BE-së për të futur në procedurë parlamentare 12 ligje me këtë simbol. Paralajmëruan bllokim të punimeve të Kuvendit nëse ligjet nuk futen me procedurë të rregullt.
 
Mirëpo sipas propozuesit, propozim Ligji për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë buron nga nevoja për reformë gjyqësore për anëtarësim në BE dhe nevoja për të përmbushur detyrimet e ndërmarra për zbatimin e reformës bazuar në standardet evropiane. 
   
SHPËTIM NUREDINI