Pendarovski: BE duhet ta mbajë të hapur derën për Ballkanin Perendimor
Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian thotë presidenti Stevo Pendarovski....
Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian thotë presidenti Stevo Pendarovski. Porosit BE-në ta mbajë të hapur derën, jo vetëm për shkak të nevojës nga rezultatet serioze në pjesën e kritereve europiane për demokraci, qeverisje të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, por edhe për shkak të mundësisë nga shfrytëzimi i vakumit eventual nga ana e faktorëve të jashtëm, të cilët promovojnë koncepte gjeopolitike, të cilat nuk bazohen në vlerat e përgjithshme europiane.
Pendarovski konstaton se mbajtja hapur e perspektivës për anëtarësim në BE, është tregues kyç për reformat, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetë anëtarësimi – kyç për sigurimin e stabilitetit afatgjatë, paqes, prosperitetit në rajon.
Duke e përshkruar ngecjen evidente në proceset integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit, presidenti Pendarovski, shprehu shqetësim dhe paralajmëroi se pasiguria në këtë plan, do të mund të ndikojë domosdoshmërisht në paqen dhe stabilitetin në rajon. Presidenti nënvizoi se rezultat i ngecjes së tanishme janë ritmi i ngadalshëm reformues dhe ngritja e euro-skepticizmit në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Siç kumton Kabineti i Pendarovskit, presidenti në Nju-Jork mori pjesë në takimin e 20-të në nivel të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në kuadër të sesionit “Fjalim special: Paqe dhe stabilitet: E Ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, Pendarovski foli për përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit dhe u përqendrua në përvojat e Maqedonisë së Veriut, me theks në kompromiset e bëra me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe përkushtimin e integrimit të vendit në BE. Në fjalimin e tij, presidenti e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe SHBA-së, kur flitet për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke konstatuar se çdoherë kur marrëdhënia midis BE-së dhe SHBA-së ka qenë e mirë dhe e fuqishme, atëherë janë parë përfitimet për rajonin, Europën dhe rajonin euroatlantik në tërësi.
