Maqedoni
Varhelyi për vizitë në Bullgari, kontesti me Shkupin temë e takimeve
21.09.2021 13:06
Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Komisioni Europian....

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Komisioni Europian.
Agjenda e Varhelyit gjatë vizitës në Sofje, përfshin takime me Presidentin Rumen Radev dhe Ministrin e Jashtëm Svetlan Stoev.
Detajet e bisedimeve nuk janë bërë të ditura, por BNR, duke cituar burime të mirformuara, shkruan se tema do të jetë vetoja e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Kjo është vizita e dytë e eurokomesarit Oliver Varhelyi në Bullgari . Më 21 maj, ai vizitoi Bullgarinë i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Portugez Augusto Santos Silva, ku në takimet me politikanët bullgarë u diskutua propozimin Portugez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit.
