Maqedoni
Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në vend
22.09.2021 12:05
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend...

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
“Janë aplikuar gjithsej 1.474.507 doza të vaksinës, ndërsa 697.847 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 12.099 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.969 qytetarë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja
