Maqedoni

224 shkelje trafiku në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

22.09.2021 12:24

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba,  prej të cilave dyzet e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paragjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për mospërdorimin e rripit të suigurisë, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për shoferë fillestar, pesëdhjetë e tetë kundërvajtje të cilat i shkaktojnë këmbësorët dhe pesëdhjetë e katër sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregulltë.
 
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.”, thonë nga MPB.