Covid 19, 3 të vdekur 119 të infektuar
Virusi korona në 24 orët e fundit u ka marr jetën....

Virusi korona në 24 orët e fundit u ka marr jetën edhe tre qytetarëve të vendit bën të ditur Minsitria e Shëndetësisë.
Nga 2.324 të testuar 119 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa 257 janë shëruar.
Burgu i Manastirit, virusi korona i merr jetën një të punësuari
Ndërkohë nga Spitali i Manastirit kanë njoftuar se një i punësuar në Burgun e Manastirit, i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën nga virusi korona.
Drejtori i Burgut të Manastirit, Dragan Krajovski ka njoftuar se edhe 16 të burgosur janë pozitiv me Kovid-19, të cilët kanë simptome të lehta, ndërsa vetëm një person deri më tani është dërguar në spital.
Sipas autoriteteve spitalore pacienti tanimë i ndjerë është pranuar në gjendje të rëndë sëdetësore më 24 dhjetor dhe edhe pse i është dhënë terapi përkatëse dhe janë ndërmarrë masat mjekësore, pacienti ka vdekur mëngjesin e 25 dhjetorit. Numri i rasteve aktive me kovid 19 në vend aktualisht arrinë në 4.691 persona.
