Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli.
Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit.
Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli.
Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit.
Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në korrik, do të ishin “virtualisht të pamundshme” pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu, ka gjetur një studim shkencor.
Iraku dhe disa shtete tjera me shumicë myslimane, e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit të hënën nga një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë.
Rusia ka akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmeve me dronë që dëmtuan të paktën dy ndërtesa në Moskë, mëngjesin e kësaj të hëne. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se dy dronët e hedhur shkaktuan dëme materiale, por jo viktima.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, e kanë vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë.
Greqia po përballet me 82 zjarre në të gjithë vendin, 64 prej të cilave nisën të dielën, e cila u cilësua si dita më e nxehtë e vitit. Evakuimet po kryhen në anën verilindore të ishullit të Korfuzit dhe në veri të Peloponezit.
Zjarret kanë përfshirë prej ditësh fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa situata më problematike është aktualisht në Vlorë ku po digjen mbetjet urbane.