-
Botë 06.02.2023 09:10
Tërmeti i fuqishëm në Turqi u ndje edhe në Liban dhe Qipro, mbi 500 viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17 në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep. -
Botë 05.02.2023 20:03
Sudani Jugor: Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës. -
Botë 05.02.2023 19:47
Planifikonin sulm në konsullatën e Suedisë, Turqia arreston 15 “ushtarë” të ISIS
Policia turke ka arrestuar 15 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, njoftoi sot agjencia shtetërore turke Anadolu. -
Botë 05.02.2023 19:31
Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër
Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, kanë qenë në mesin e të vdekurve në disa qendra skijimi.Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona. -
Botë 05.02.2023 19:13
Lufta në Ukrainë, raketat ruse plagosin 5 persona në Kharkiv
Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas të Kharkivit të dielën, një prej të cilave goditi një ndërtesë banimi. Kievi njoftoi se u plagosën 5 persona. -
Botë 05.02.2023 18:51
Një stuhi dëbore përfshiu rajonin dhe evropën, shkaktoi dëme dhe viktima
Ai shkaktoi dëme në disa pjesë të Kroacisë, shkuli pemë, dëmtoi çati dhe përmbysi automjete. Një alarm i kuq është shpallur në të gjithë bregdetin kroat. Reshjet e borës shkaktuan probleme tek shoferët dhe në territorin e Bosnjë e Hercegovinës. -
Botë 05.02.2023 14:04
Verilindja e SHBA-së regjistron temperaturat më të ulëta ndër dekada
Një stuhi polare me temperatura ekstremisht të ulëta tanimë i është drejtuar verilindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një foshnje humbi jetën në Massachusettsm, ndërsa një person tjetër gjeti vdekjen pasi erërat e forta rrëzuan një pemë mbi makinën e tij.
-
Botë 05.02.2023 13:42
SHBA-ja rrëzon balonën kineze “të spiunimit” mbi Atlantik
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë gjigante kineze, për të cilën kanë thënë se ka spiunuar në zonat kyçe ushtarake në tokën amerikane.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë e kanë rrëzuar balonën mbi ujërat territorialë të SHBA-së.
-
Botë 05.02.2023 13:20
Aksident i rëndë në Turqi, 8 të vdekur, 35 të plagosur
Teksa një autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.
-
Botë 04.02.2023 20:11
Mbi 2000 burra arrestohen për lidhje martesore me fëmijët në Indi
Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa priftërinjtë hindu dhe klerikë myslimanë, të cilët kishin kurorëzuar lidhjet me vajza të mitura në Assam, tha shefi i policisë së shtetit Gyanendra Pratap Singh.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1740
- 1741
- 1742
- 1743
- 1744
- 1745
- 1746
- 1747
- 1748
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









