Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të fitojë shumicën në parlament pas një koalicioni me të djathtën ekstreme. Me mbi 90 % të votave të numëruara nga zgjedhjet e së martës, NetanYahu së bashku me aleatët e tij sigurojnë 65 nga 120 mandate.
Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara të enjten, shkalla e papunësisë ishte gjithashtu në 6% në BE, e qëndrueshme në krahasim me gushtin dhe në rënie nga 6.7% në shtator të vitit të kaluar.
Që nga vdekja e të resë Mahsa Amini , e arrestuar dhe dhunuar nga policia e moralit për mos mbajtjen si duhet të shamisë së kokës, demonstratat u shtrinë në të gjithë qytetet kryesore, dhe së fundmi studentë e madje dhe madje nxënësit e gjimnazeve u përfshinë në lëvizjen kundër regjimit.
Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së vendit.
Në orën 07:50 (23:40 me orën lokale), alarmet e sulmit ajror ranë në prefekturat Miyagi dhe Yamagata dhe programet televizive u ndërprenë për t’u thënë njerëzve që të strehoheshin. Roja bregdetare japoneze tha se një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut po shkonte drejt Japonisë.
Ushtria ukrainase, tha më 3 nëntor, se forcat ukrainase u përballën me sulme reja ruse, ku bombardimet e forta dhe sulmet ajrore dëmtuan infrastrukturën e vendit.
Vijojnë të marrin përmasa të mëdha protestat e mbështetësve të presidentit në detyrë Jair Bolsonaro, të cilët refuzojnë të njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që nxorën fitues kandidatin Lula.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.