• Botë 21.07.2021 20:10

    Dënohet qytetari malazias për incidentin në Gazimestan

    Shtetasi malazias, Risto Jovanoviq, është gjobitur të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për "nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare", ka konfirmuar avokatja e tij, Jovana Filipoviq për Radion Evropa e Lirë (RFE).
     
  • Botë 21.07.2021 19:44

    Shqipëri, 23 raste të reja me coronavirus

    Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete.
     
    Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se kanë fituar betejën edhe 11 pacientë, ndërkohë raste aktive momentalisht janë 210.
     
  • Botë 21.07.2021 19:18

    Pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

    Ato rezultuan pas testimit të 358 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
     
  • Botë 21.07.2021 16:13

    OBSh: E shqetësuar nga përhapje e variantit Delta

    Numri i vendeve është rritur për 7 që nga 13 korriku kanë bërë të ditur nga OBSH, e cila shpreh shqetësimin për përhapjen e shpejtë të katër varianteve të virusit. Mutacioni indian i COVID-19 ka rritur ritmet dhe numrat e infektimeve edhe në Europë.

  • Botë 21.07.2021 12:15

    Vuçiq: Do të flas me Erdoganin rreth Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se do të bisedojë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me paralajmërmin e këtij të fundit rreth lobimit për njohje të reja për shtetësinë e Kosovës.

  • Botë 21.07.2021 11:31

    Nigeria siguron lirimin e 100 nënave dhe fëmijëve të kidnapuar

    Autoritetet në veriperëndim të Nigerisë, kanë thënë se kanë liruar 100 gra dhe fëmijë – kryesisht nëna që kujdesen për foshnjat – që janë rrëmbyer nga banditët.

    Ky grup i grave dhe fëmijëve është rrëmbyer më 8 qershor në rajonin Zamfara.

    Katër persona patën vdekur në incident.

  • Botë 21.07.2021 10:55

    Ish krerët e UÇK-së, para Speciales

    Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Kjo seancë është paraparë të mbahet në orën 14:30.

  • Botë 20.07.2021 22:03

    SHBA: 83 për qind e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

    Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.
     
  • Botë 20.07.2021 21:39

    Ditë zie në Belgjikë, një minutë heshtje për viktimat e përmbytjeve

    Pikërisht në mesditë, u dëgjuan sirenat dhe qytetarët mbajtën një minutë heshtje për nder të bashkëqytetarëve që humbën jetët tragjikisht.
     
    Flamujt u ulën në gjysmështizë.
     
  • Botë 20.07.2021 21:15

    Sulm me raketa në Kabul gjatë faljes së Bajramit

    Zyrtarët afganë thanë se së paku tri raketa ranë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.
     

Pages