• Botë 14.11.2019 22:03

    Disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA

    Incidenti ndodhi në Shkollën e Mesme Saugus në veri të Los Angeles, disa minuta para se të fillonte orari mësimor.
     
    Policia e përshkroi të dyshuarin si një aziatik i veshur me rroba të zeza, raporton BBC.
     
  • Botë 14.11.2019 21:36

    Qeni i policisë zbulon sasi rekord të drogës në Slloveni

    Policia dhe doganierët sllovenë kapën 730 kilogramë heroinë në portin Kopër, e cila është sasia më e lartë e heroinës së sekuestruar në historinë e vendit.
     
  • Botë 14.11.2019 21:07

    Kamioni përplas autobusin/ 12 të vdekur, 4 nxënës

    Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen 12 persona.
     
    Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit, Bratisllavë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
     
  • Botë 14.11.2019 20:33

    Kosovë, Supremja vendosi: Nuk do të numërohen votat nga Serbia

    Gjykata Supreme e Kosovës vendosi që fletëvotimet e ardhura nga Serbia, mbi 3 mijë e 700 pako, të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit.

  • Botë 14.11.2019 14:38

    Tusk: Pas Brexit, Britania aktor dytësor

    Lajmërimi vjen nga presidenti në largimit i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ai fton britanikët të përdorin zgjedhjet e 12 dhjetorit për të ndërruar qëndrim.
     
    Britania e Madhe mund të kthehet në një aktor të dorës së dytë pas largimit nga Bashkimi Europian.
  • Botë 14.11.2019 14:06

    Industria kërcënon sërish me recesion

    Shifrat e rritjes ekonomike të tremestrit të tretë, që priten të dalin sot, duhet të tregojnë masën e ngadalësimit të ekonomisë kryesore evropiane.
     
  • Botë 14.11.2019 13:31

    Rritet numri i viktimave nga zjarret në Australi

    Autoritetet në Australi thanë se një tjetër persona ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë bregdetin lindor të këtij vendi, duke e çuar në 4 numrin e viktimave. Trupi i 58-vjeçarit u gjet në New South Wales të enjten.
     
  • Botë 14.11.2019 13:06

    Përmbytjet në Venecia, qeveria italiane do shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

    Uji përmbyti bazilikën historike të qytetit dhe ndërpreu energjinë elektrike në banesa.
     
    Më shumë se 80% e qytetit, një vend i trashëgimisë botërore në Unesco, ndodhet nën ujë pas baticave.
     
  • Botë 14.11.2019 11:33

    Shkarkimi i Trumpit, dëshmitë e para publike

    William Taylor dhe George Kent kanë pohuar publikisht se ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohej për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit, Joe Biden
  • Botë 14.11.2019 11:01

    Iran, 28 afgan humbin jetën në një aksident trafiku

    Dy mini-busët me të cilët udhëtonin viktimat, u përplasën mëngjesin e së enjtes pranë qytetit Khash, rreth 1,500 kilometra në juglindje të Tehranit. Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar migrantë ilegalë afganë.
     

Pages