• Botë 26.03.2019 10:48

    Pentagoni autorizon fondet e para për murin me Meksikën

    Këto janë fondet e para që lëshohen bazuar në emergjencën kombëtare, e cila është shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Me shpalljen e kësaj gjendjeje, ai e anashkalon Kongresin dhe mund të ndërtojë murin, për të cilin është zotuar qysh gjatë fushatës zgjedhore.

  • Botë 26.03.2019 10:01

    Mblidhet për herë të parë Asambleja Parlamentare franko-gjermane

    Propozimi i bërë 16 muaj më parë nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, tani është bërë realitet.
  • Botë 26.03.2019 09:48

    Ligjvënësit britanikë marrin kontrollin e Brexit-it

    Një gjë e tillë u jep atyre fuqinë për të mbajtur një seri votimesh, për të zhbllokuar procesin.

    Ligjvënësit votuan me 329 vota për dhe 302 kundër për të marrë kontrollin nga qeveria. 

  • Botë 25.03.2019 17:27

    I cilësoi si gjenocid sulmet e NATO-s, Haradinaj shkarkon zv.ministren, Mikiq

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila vjen nga radhët e Listës Serbe.

  • Botë 25.03.2019 13:00

    Sulmet në Zelandën e Re: Urdhërohen hetime të nivelit më të lartë

    Ajo tha se komisioni mbretëror do të shqyrtojë nëse policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë mundur të bëjnë më shumë për të parandaluar të shtënat e 15 marsit.
     
    Sipas ligjit në Zelandën e Re, komisioni mbretëror është niveli më i lartë i hetimeve të pavarura.
  • Botë 25.03.2019 12:32

    Ndikimi rus në zgjedhje, Mueller: Trump jo pjesë e komplotit

    Prokurori i posaçëm Robert Mueller thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjeje të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë William Barr.
  • Botë 25.03.2019 12:11

    SHBA ofron ndihmë për Mozambikun e shkatërruar nga cikloni

    Pentagoni ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që t’i ndihmojë shtetit afrikan, Mozambik, i cili është shkatërruar nga një ciklon që ka përfshirë këtë vend rreth një javë më parë.
  • Botë 25.03.2019 11:39

    Ukrainë, protesta për korrupsionin

    Protesta - ishte e fundit e disa demonstratave të mbështetura nga ekstremistët e djathtë me fokus korrupsionin. Një investigim gazetaresk në muajin shkurt, raportoi se figura pranë presidentit Petro Poroshenko dhe një fabrikë e kontrolluar nga ai, ishin të përfshira në një skemë korrupsioni.
  • Botë 25.03.2019 11:27

    Ortek në Zvicër, ka të vdekur

    Policia lokale njoftoi se katër persona u përfshinë nga ortekët të dielën në mëngjes, pranë zonës së Bovernier në kantonin zviceran të Valaisit.
     
  • Botë 25.03.2019 11:06

    Netanyahu takon Trumpin në Uashington

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa pritet që dy liderët të diskutojnë njoftimin e fundit të Shteteve të Bashkuara se duhet njohur sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan.
     

Pages