Tre zyrtarë të Koresë së Veriut, duke përfshirë të dërguarin e lartë të përfshirë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, kanë rezervuar në një fluturim në Uashington, njoftoi media e Koresë së Jugut të mërkurën, duke sugjeruar lëvizjen e mundshme drejt një samiti të dytë midis Presidentit të SHB
Një studim i botuar në revistën online "Nature Communications" më 16 janar zbuloi se efekti i rritjes së temperaturave ishte më i theksuar në verilindje dhe veriperendim të Siberisë, ku temperatura e tokës së ngrirë u rrit më 0.9 shkallë Celsius midis viteve 2007-2016.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në mënyrë unanime miratoi rezolutën për dërgimin e 75 vëzhguesve në qytetin Hodeidah të Jemenit për të vëzhguar armëpushimin dhe zhvendosjen e forcave ndërluftuese në vend.
Qeveria greke pritet të vihet në sprovë në mesnatë kur parlamenti t’i japë fund debatit maratonë të nisur dje me votëbesimin e kërkuar nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas daljes nga koalicioni i “Grekëve të pavarur”.
Arrestimet e kryera janë pjesë e një operacioni më të gjerë kundër terrorizimit i quajtur “Alexandra”, i cili mblodhi informacione për veprimtarinë e terroristëve në Barcelonë dhe në qytetin Igualada që gjendet rreth 70 km larg kryeqytetit katalan.
Zgjidhja e vetme pozitive, pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, është që Britania të qëndrojë në BE, tha të martën kryetari i udhëheqësve të BE-së, Donald Tusk.
Militantët sulmuan një hotel luksoz në Nairobi duke lënë të vdekur të paktën 14 veta. Sulmi ndaj ndërtesës, e cila gjendet në distriktin Ëestlands, filloi të martën nga disa militantët të armatosur.