“Ishin të bardhë, të rinj rreth 25 vjeç” dhe “Dukeshin si ushtarë të forcave speciale”, janë disa nga informacionet e publikuara në media të ndryshme online.
“Në emër të martirëve të së premtes, të atyre viktimave të pafajshme dhe në emër të vetë republikës, Franca duhet të bashkohet; është koha për unitet”, ishte apeli i lëshuar prej të përditshmes franceze, ndërsa
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan përmes rrjeteve sociale për shtim të forcave të sigurisë dhe kontrolleve, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmet e Parisit apo jo.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e tronditur me sulmet terroriste në Paris dhe humbjen e shumë jetëve të pafajshme në këto sulme.
Presidenti i Republikës i ka nisur nje mesazh ngushëllimi homologut francez Francois Hollande ku e siguron per mbështetjen e Shqipërisë per kapërcimin e kësaj situate kritike.
“Terroristët po na qëllojnë një nga një”. Kështu është shprehur një nga personat që ishin marrë peng në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 118 persona, ndërsa shumë të tjerë i shpëtuan plumbave pas ndërhyrjes së forcave speciale të policisë.
Menjëherë pas sulmeve të cilësuara si terroriste nga mediat franceze, ka reaguar përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, por edhe Presidenti francez, Francois Hollande, vetëm pak pas deklaratës së homologut amerikan.