Të paktën 28 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet izraelite para agimit të së enjtes në Rripin e Gazës, sipas burimeve mjekësore.
Gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar dhe të paktën tre të tjerë janë vrarë pasi një anije mallrash u sulmua nga rebelët Huthi të Jemenit dhe u fundos në Detin e Kuq.
Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për shkelje të mëdha të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, përfshirë edhe rrëzimin avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines në vitin 2014.
Policia franceze ka bastisur selinë qendrore të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në Paris. Bastisja, e zhvilluar të mërkurën në mëngjes, është pjesë e një hetimi në vazhdim për financimin e fushatave zgjedhore të partisë.
Në bazën ajrore të Tanagras në Greqi, u dha alarmi kur katër shtetas kinezë u panë nga autoritetet ushtarake helene duke fotografuar instalime ushtarake të ndjeshme në zonë.
Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Europën nga fundi i qershorit deri në fillimin e korrikut konsiderohet fajtore për pothuajse trefishimin e numrit të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta në qytetet e mëdha të kontinentit të vjetër.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, zhvilloi të mërkurën një takim me Papa Leo XIV në rezidencën verore të Papës në Castel Gandolfo, përpara Konferencës së katërt të Rimëkëmbjes së Ukrainës që po mbahet këtë javë në Romë.
I pakënaqur me sjelljen e presidentit rus Vlladimir Putin, presidenti amerikan Donald Tramp ka ndryshuar qëndrim, do të dërgojë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.