Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme. Presidenti Frank-Walter Steinmeier vendosi sot për shpërbërjen e parlamentit, një vendim që pasoi rrëzimin e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, i cili humbi votëbesimin më 16 dhjetor.
-
Botë 27.12.2024 18:19
-
Botë 27.12.2024 17:17
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri. Zelensky në postimin e tij në X tha se këtë ndihmë e bëjnë për të mbështetur popullin sirian.
-
Botë 27.12.2024 16:53
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e Marokut
Të paktën 69 persona, përfshirë 25 malianë, kanë vdekur pasi një varkë e nisur për në Spanjë nga Afrika Perëndimore u përmbys pranë Marokut, kanë konfirmuar autoritetet e Malit.
“Varka e improvizuar” mbante rreth 80 persona, por vetëm 11 persona mbijetuan.
-
Botë 27.12.2024 14:24
Sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit, rebelët Huthi marrin përgjegjësinë
Rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit, disa orë pas sulmeve izraelite në zonat e kontrolluara nga rebelët shiitë në Jemen duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Sanas. -
Botë 27.12.2024 13:57
Shtajnmaer shpall zgjedhjet në Gjermani më 23 shkurt
Presidenti gjerman, Frank Ualter Shtajnmaer, ka shpërndarë Parlamentin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt. Shpallja e zgjedhjeve erdhi pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit, Olaf Sholc. -
Botë 27.12.2024 13:33
Kundëreksodi i refugjatëve sirianë, mijëra kthehen në Sirinë post-Asad
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad në Siri vazhdon të krijojë shpresë në mesin e shumë sirianëve që kanë ikur nga vendi për shkak të luftës civile. Dhjetëra mijëra po kthehen me shpresën se mund të fillojë një epokë e re paqeje, tolerance dhe prosperiteti. -
Botë 27.12.2024 13:06
Gjermani: Dëbime megjithë mungesën e fuqisë punëtore?
Dhjetë infermierë asistentë kolumbianë do duhej të largoheshin nga Gjermania, në një kohë që nevojiteshin aq shumë në një qendër për demencën. Një rast që tregon sa vështirë e ka Gjermania me migracionin e punës. -
Botë 27.12.2024 12:39
Hovenier: SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. -
Botë 27.12.2024 12:18
“Parker është e sigurt”, mision vëzhgimi pranë Diellit, sonda e NASA-s dërgon sinjale
Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më të afërt me Diellin të bërë nga ndonjë objekt i ndërtuar nga njeriu. -
Botë 27.12.2024 11:50
Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në 2027
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 685
- 686
- 687
- 688
- 689
- 690
- 691
- 692
- 693
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









