Australia gjithashtu ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Më parë u raportua se Kanadaja është bërë vendi i parë i G7 që e ka bërë këtë.
Australia ka ndjekur shembullin dhe pritet që edhe Mbretëria e Bashkuar ta bëjë këtë.
Australia gjithashtu ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Më parë u raportua se Kanadaja është bërë vendi i parë i G7 që e ka bërë këtë.
Australia ka ndjekur shembullin dhe pritet që edhe Mbretëria e Bashkuar ta bëjë këtë.
Protestuesit kundër imigracionit u përleshën me policinë në Hagë të shtunën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Të paktën katër palestinezë u vranë në një sulm të ri ajror të ushtrisë izraelite mbi Gaza, raporton Al Jazeera. Sulmi ka goditur një ndërtesë banimi ku ndodheshin civilë.
Avionë luftarakë britanikë të tipit Typhoon kanë realizuar një mision të mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi hapësirën ajrore të Polonisë, në përgjigje të shkeljeve të përsëritura nga dronë rusë, bëri të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes.
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën pasdite në një zonë turistike të Antalyas, në bregdetin jugor të Mesdheut të Turqisë, duke shkaktuar evakuime nga hotelet dhe duke ngritur alarmin e autoriteteve.
Një burrë është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një klub amerikan ku po organizohej një dasmë, tha policia në New Hampshire.
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar 35 vjeçari A.G nga fshati Kondovë të Shkupit, për shkak se i njejti, të njëjtën ditë rreth orës 09:00, në Kondovë, duke përdorur benzinë, kishte djegur automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Moti sot do jetë më i freskët në mëngjes, me diell dhe i ngrohtë gjatë ditës.
Një erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga jugu.
Në Shkup, me diell dhe të ngrohtë. Një erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga jugu.
Më shumë se 1,000 emigrantë kaluan Kanalin La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka të vogla të premten, vetëm një ditë pasi u realizua deportimi i parë në kuadër të marrëveshjes “një për një” mes Britanisë dhe Francës.