Lajme
-
Botë 17.08.2025 13:19
Serbi, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë
Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi. -
Botë 17.08.2025 13:00
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, dhjetëra të lënduar
Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror, Indonezi, herët këtë mëngjes.
Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.
Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
-
Maqedoni 17.08.2025 12:41
LAMM: Shkaku i zjarrit në “Jasen”, rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup ende e mbyllur
Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.
-
Maqedoni 17.08.2025 12:22
LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje në Maqedoninë e Veriut
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, siç thonë nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), nuk ka pritje më të gjata nga ana e Maqedonisë për hyrje ose dalje nga shteti.
-
Maqedoni 17.08.2025 12:03
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.
Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë 10, ndërsa maksimalja 35 gradë.
-
Maqedoni 16.08.2025 20:04
DPHM: Prej nesër deri të martën do të mbajë mot jostabil, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima
Nesër pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga DPHM.
Të hënën pritet mot jostabil në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
-
Botë 16.08.2025 19:41
Zjarr në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe 130 të lënduar
Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.
Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.
-
Botë 16.08.2025 19:03
Autobusi bie në lumë në kryeqytetin algjerian, humbin jetën 18 persona
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh ra në lumin Oued El Harach në Algjerin qendror, transmeton Anadolu.
-
Maqedoni 16.08.2025 18:27
Humb jetën motoristi, në aksident trafiku
Më 15 gusht 2025, rreth orës 15:48, në rrugën rajonale Veles–Gradsko, përballë pikës së pagesës Stobi, një aksident rrugor ka marrë jetën e motoristit D.N. (52) nga Gradsko, njofton MPB-ja, përcjell TV21.
-
Botë 16.08.2025 18:00
Zjarret vazhdojnë të djegin Evropën ndërsa numri i të vdekurve rritet
Zjarret vazhdojnë të digjen në të gjithë Evropën Jugore mes një vale të vapës së vazhdueshme që ka sfiduar përpjekjet për të kontrolluar flakët, ndërsa temperaturat pritet të rriten gjatë fundjavës.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1345
- 1346
- 1347
- 1348
- 1349
- 1350
- 1351
- 1352
- 1353
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










