Presidenti Amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij të parë pas njoftimit për largimin nga gara elektorale për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se u tërhoq për shkak të shqetësimeve për të ardhmen e demokracisë amerikane.
Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, më i rëndësishmi në Gjermani, ka pezulluar përkohësisht mbërritjet dhe nisjet për shkak të protestës së një grupi aktivistësh që “pushtuan” pistat. Rreth 1400 fluturime ishin planifikuar dhe deri më tani ka pasur rreth 140 anulime dhe 50 devijime.
Një kuzhinier rus, i cili ka jetuar në Francë për 14 vjet, është arrestuar me dyshimin se ka bashkëpunuar me të huaj për të organizuar akte “destabilizimi” në shkallë të gjerë gjatë Lojërave Olimpike në Paris.
Pjesa më e madhe e kryeqytetit të Filipineve mbeti nën ujë, pasi tajfuni vdekjeprurës Gaemi solli shira të rrëmbyeshëm. Për pasojë, mijëra njerëz u bllokuan dhe deri më tani raportohen dëme të mëdha materiale.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Bota ka regjistruar sërish ditën më të nxehtë në histori – të hënën e 22 korrikut – duke e tejkaluar edhe temperaturën e së dielës, sipas të dhënave preliminare të agjencisë monitoruese të Bashkimit Evropian.
Zyrtarët e Shërbimit Sekret amerikan ka i ka bërë të ditur stafit elektoral të Donald Trump që të ndalojë mbajtjen e mitingjeve të mëdha në natyrë. Masa vjen pas atentatit ndaj ish-presidentit në Pensilvani.