Të paktën një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në det, pranë ishullit Gavdos, në jug të Kretës.
Roja Bregdetare greke njoftoi se ka arritur të shpëtojë 51 persona.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar publikisht presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndërpresë menjëherë sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe rafinerive të naftës brenda territorit rus.
Gjithsej 26 automjete speciale dhe pajisje të ndryshme forenzike dhe të teknologjisë informative iu dorëzuan Shërbimit të Doganës në pikën kufitare Tabanoc.
Drejtoria e Doganave do të ndërmarrë masa të rrepta ndaj çdo punonjësi për të cilin konstatohet përfshirje në vepra penale, deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Ilievski.