Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna dhe emetimit të hirit vullkanik në atmosferë, autoritetet vendase në Sicili urdhëruan mbylljen e aeroportit të Catania-s.
Rojet bregdetare në Mauritania kanë nxjerrë 89 trupa migrantësh nga një varkë që u përmbys të hënën në Oqeanin Atlantik, sipas BBC. Nëntë persona – përfshirë një vajzë 5-vjeçare – u shpëtuan, por dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Kryeministri i sapozgjedhur Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, iu drejtua mbështetësve me entuziazëm dhe brohorima në një tubim pas fitores së Partisë Laburiste në qendër të Londrës, teksa premtoi “rinovim kombëtar” pas 14 viteve të sundimit konservator.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë një debati në Bundestagun gjerman, se Rusia mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë dhe lirisë në Evropë në të ardhmen, dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.
Presidenti Vladimir Putin tha të enjten nga Astana se Rusia nuk është në kushte të pranojë një armëpushim në Ukrainë derisa Kievi të ndërmarrë hapa që janë të pranueshëm për Moskën.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, tha një burim nga Qeveria hungareze për Radion Evropa e Lirë.
Policia në Indi tha sot se ka arrestuar gjashtë organizatorët e eventit tragjik ku 121 njerëz humbën jetën në një grumbullim fetar në rajonin verior Uttar Pradesh.
Një alarm ra mesditën e së enjtes në Pallatin e Versajës në Paris, ku policia ndërhyri dhe evakuoi qytetarët që ndodheshin në të. Policia theksoi se bëhet fjalë për një incident që cënon sigurinë.