• Botë 15.01.2023 13:43

    Nepal: Avioni rrëzohet para aterimit, asnjë i mbijetuar

    Një avion i kompanisë Yeti Airlines me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroportin e Pokharas në Nepal.
  • Botë 15.01.2023 13:21

    Policia kap të arratisurin nga burgu i Kumanovës

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 50-vjeçarin V.I. pasi i njëjti po kërkohej pasi ishte arratisur nga burgu i Kumanovës.

  • Botë 15.01.2023 12:15

    Moti sot në Maqedoni

    Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm, do të fryjë dhe erë nga drejtimi jugor.

    Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 12 gradë.

  • Botë 14.01.2023 20:04

    Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19

    Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti.
     
  • Botë 14.01.2023 19:46

    Ukraina: Kievi zgjohet nga bomardimet e raketave ruse

    Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa janë sulmuar edhe Harkov dhe Zaporozhje, bënë të ditur zyrtarë ukrainas. 
     
  • Botë 14.01.2023 15:53

    BE, “ultimatum” Malit të Zi: Jo skemës së dhënies së shtetësisë ekonomike

    Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se Mali i Zi, si vend kandidat i BE-së, duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.
     
  • Botë 14.01.2023 15:35

    Kurti për “Die Presse”: Varet nga Serbia a do të ketë përshkallëzim në Kosovë!

    Nëse do të ketë një përshkallëzim të radhës të situatës në Kosovë, kjo do të varet e gjitha nga Serbia pohoi kryeministri Albin Kurti i në një intervistë për gazetën vjeneze në gjuhën gjermane, “Die Presse”, kur u pyet se kur pret që të ketë sërish tensione në Kosovë.
     
  • Botë 14.01.2023 15:17

    Trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë heton Bolsonaron

    Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur të përfshijë ish-presidentin Jair Bolsonaro në mesin e të dyshuarve për sulmin ndaj ndërtesave institucionale të kryera nga mbështetësit e tij më 8 janar.
     
  • Botë 14.01.2023 14:59

    Tornado dhe përmbytje në SHBA

    Ka arritur në nëntë numri i personave që kanë humbur jetën nga tornadot që prfshinë Alabamën qëndrore.Videot tregojnë shkatërrimin që kanë lënë pas tornado ndërsa mijëra familje vijojnë të jenë pa energji elektrike. Qyteti Selma është ai që po vuan më rëndë pasojat.

  • Botë 14.01.2023 14:05

    Rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt

    Gjermania u është bashkuar thirrjeve që lideri opozitar rus, Alexei Navalny të marrë trajtim të duhur shëndetësor, pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.

Pages