Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, që të rrëzojë akuzat penale kundër fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski dhe ta lirojë atë menjëherë.
Pas “jo-së” së përsëritur të Berlinit, Varshava kërkon të aktivizojë OKB dhe SHBA për çështjen e reparacioneve me Gjermaninë. Përtej kësaj gjermanëve duhet t’u “shpjegohen” kërkesat e Polonisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e re të ndihmës ushtarake për vendin e tij, duke thënë kjo ta forcojnë ushtrinë ukrainase në fushëbetejë.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Al Jazeera, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja ekziston ende dhe kjo shihet te presidenti serb, i cili është ende nostalgjik për këtë gjë.
Marrja e nënshtetësisë gjermane, tani do të jetë më e lehtë: një nga pengesat e mëdha ishte kërkesa për dorëzimin e nënshtetësisë së origjinës për qytetarët jashtë BE-së, por kjo rregullore do të shfuziqohet.
Armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë, për Krishtlindjen ortodokse, është thyer pas shkëmbimeve të zjarrit përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, dhe në rajonin lindor të Luhanskut, thonë zyrtarët ukrainas.