Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) publikoi të mërkurën masa të parakohshme që udhëzojnë Rusinë të ndalojë zbatimin e dënimeve me vdekje ndaj dy britanikëve që u dorëzuan pasi luftuan përkrah trupave ukrainase në Ukrainën lindore.
Pas marrjes së Severodonetskut nga forcat ruse, caku i rradhës i Rusisë është qyteti Lisiçansk, njëherit edhe qyteti i fundit në lindje të Ukrainës që ka mbetur në duart e ushtrisë vendase. Gjatë betejave ushtarake, Rusia ka filluar të përdorë armatim të rëndë.
Shefat e 30 vendeve anëtare të NATO-së sollën deklaratë në Samitin e Madrit, në të cilën janë përfshirë disa pika strategjike siç është lufta në Ukrainë, ku i është bërrë thirje Rusisë që të ndaloj sulmin ushtarak.
Qyteti i Shkupit si dhe ndërmarrjet publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërim” paralajmërojnë projektin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar.
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme që shfuqizon të drejtën e abortit, ka thënë Sekretari amerikan për Shëndetësi, Xaver Becerra.
Ngasësi i dyshuar i kamionit të braktisur në Teksas, me dhjetëra trupa të vdekur brenda, është akuzuar për kontrabandim migrantësh, që ka çuar në vdekje. Homero Zamorano është paraqitur si migrant në një shkurre afër kamionit në San Antonio të Teksasit, kur është arrestuar nga policia.
Lisiçansku vazhdon të jetë shënjestër e artilerisë së rëndë ruse, pasi zyrtarët rajonalë në lindje të Ukrainës, kanë thënë se ky qytet është subjekt i bombardimeve “të jashtëzakonshme”.