• Botë 26.05.2022 11:13

    Bombardohen 40 qyteza në Donbas

    Presidenti ukrainas Zelensky kundërshton fuqishëm propozimet që qeveria në Kiev të bëjë lëshime territoriale në favor të Rusisë për t'i dhënë fund luftës. Ai kritikoi deklaratat e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

  • Botë 26.05.2022 10:44

    Përplasjet në Kongo, OKB bën thirrje për ndihma ushqimore

    OKB ka bërë thirrje për ndihma ushqimore për 80.000 nerëz që janë larguar nga Republika Demokratike e Kongos për shkak të përleshjeve në vend.
     
  • Botë 26.05.2022 09:57

    Senegal, bie zjarri në spital, vdesin 11 foshnje

    Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal.

    Flakët kanë  shpërthyer në departamentin e maternitetit, dhe raportimet fillestare sugjerojnë se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër.

  • Botë 25.05.2022 22:03

    Rusia u mundëson shtetësinë banorëve të territoreve të pushtuara ukrainase

    Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që i lejon qytetarëve të dy rajoneve të Ukrainës, Kherson dhe Zaporizhia, pjesë e territoreve të së cilave janë pushtuar nga forcat ruse, që të përfitojnë nënshtetësi ruse.
     
  • Botë 25.05.2022 21:39

    HRW: Refugjatët romë po përballen me diskriminim në Moldavi

    Sipas kësaj organizate, kjo praktikë përbën trajtim të pabarabartë dhe diskriminues.
  • Botë 25.05.2022 21:08

    Katër shpërthime në Afganistan, të paktën 14 viktima

    Autoritetet talibane bënë të ditur se një seri shpërthimesh tronditën Afganistanin të mërkurën, përfshi një shpërthim brenda një xhamie në kryeqytetin e Kabulit, ku humbën jetën të paktën pesë besimtarë dhe tre shpërthime në automjete në veri të vendit që shkaktuan vdekjen e nëntë pasagjerëve.
  • Botë 25.05.2022 20:36

    Mbytet anija me refugjatë në Tunizi, 75 të zhdukur

    Rreth 75 persona janë zhdukur pasi që një anije e mbushur me imigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë të mërkurën, bëjnë të ditur Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit.
     
  • Botë 25.05.2022 19:44

    Rusia rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

    Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, ka miratuar të mërkurën një projekt-ligj që do të rrisë kufirin e epërm të moshës për rekrutët ushtarakë që shërbejnë në ushtrinë ruse në bazë kontraktuale.
     
  • Botë 25.05.2022 19:18

    Moldavia insiston në anëtarësim të plotë në BE

    Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por tha se nisma të tilla nuk mund të zëvendësojnë procesin për anëtarësim në bllok.
     
  • Botë 25.05.2022 18:52

    Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

    Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash në orët e para të së mërkurës, përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale. Lëshimi i raketave ndodhi disa orë pasi presidenti amerikane, Joe Biden, u largua nga Azia pas një vizite në këtë kontinent.
     

Pages