Forcat sudaneze të sigurisë sulmuan me gaz lotsjellës turmën e protestuesve në kryeqytetin, Kartum më 25 dhjetor derisa mijëra persona ishin mbledhur para pallatit presidencial.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 25 dhjetor se janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 2.142 mostrave.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë gjatë festave e Krishtlindjeve u ballafaquan me probleme kur kompanitë anuluan rreth 4500 fluturime.Kombanitë e linjave ajrore kanë ngelur pa një numër të madh të të punësuarve.
Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur në dhomën e zhveshjes së një dyqani rrobash pasi policia amerikane hapi zjarr ndaj të dyshuarit për sulm në qendrën tregtare.