“Varianti Omicron, i virusit korona i cili është shfaqur në më shumë se 60 vende të botës, përbën një rrezik shumë të lartë global”, kanë velruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Bullgaria me qeveri të re në krye me Kirill Petkov nga partija politike ‘Ndryshimi vazhdon’, pas dy qeverive teknike. Si lidere në parlament, partija e Petkovit, të shtunën mori mandatin nga presidenti Rumen Radev për formimin e kabinetit qeverisës.
Koreja e Jugut do të vije së shpejti me një projekt pilot për të përdorur inteligjencën artificiale për njohjen e fytyrës dhe mijëra kamera CCTV për të gjurmuar lëvizjen e njerëzve të infektuar me coronavirus, pavarësisht shqetësimeve për “prekjen e privatësisë”.
Pamjet nga qyteti Mayfield në shtetin e Kentakit, tre ditë pas tornadove të fuqishme janë të frikshme. Deri tani kanë lënë të paktën 94 persona të vdekur dhe disa të zhdukur, kryesisht punëtorë nate në fabrika.
Dy anije mallrash janë përplasur më 13 dhjetor në Detin Baltik, në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad derisa po vazhdon operacioni i shpëtimit në kërkim të së paku dy personave, njoftuan autoritetet suedeze e daneze.