Izraeli mbylli një pikë kryesore kufitare me Gazën, pasi militantët palestinezë hodhën raketa drejt Izraelit jugor.
Dy njerëz, që besohet të kenë qenë punëtorë bujqësorë tajlandezë, u vranë dhe dhjetë u plagosën në anën izraelite.
Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, për armëpushim teksa Izraeli vazhdoi bombardimet mbi qytetin e populluar të Gazës, duke thënë se ka vrarë 150 terroristë.
18 maji duhet të ishte afati i fundit i Ilir Metës për t’u paraqitur në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij. Por, edhe pse ai e ka refuzuar kërkesën, Komisioni i ka dhënë dhe një mundësi të fundit presidentit për t’u dëgjuar.