Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve me COVID-19 që nga 8 janari. Instituti Robert Koch së fundmi konfirmoi 29 mijë e 426 raste të reja të virusit korona dhe 293 viktima.
-
Botë 15.04.2021 17:24
-
Botë 15.04.2021 17:10
Von Der Leyen, BE ka siguruar 50 milion vaksina
Komisioni Evropjan ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të përshpejtuar furnizimin e vaksinave, me 50 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë, duke filluar gjatë këtij muaji.
-
Botë 15.04.2021 12:44
SHBA godet Rusinë me sanksione të reja
Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin sanksione ndaj Rusisë lidhur me pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike, të cilat do të vënë në shënjestër disa individë dhe entitete, thanë burime të afërta me këtë çështje. -
Botë 15.04.2021 12:07
Danimarka e vendos përfundimisht, nuk do ta përdorë vaksinën AstraZeneca
Danimarka të mërkurën, më 14 prill u bë vendi i parë në botë që ndaloi së përdoruri vaksinën Covid-19 të AstraZeneca përfundimisht, për shkak të një lidhjeje të mundshme me një formë të rrallë, por serioze të mpiksjes së gjakut. -
Botë 15.04.2021 11:25
Brazil, 3.459 viktima të reja nga COVID-19
Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.459 persona. -
Botë 15.04.2021 10:48
India me “shtatë rekorde brenda tetë ditësh” – mbi 200.000 raste reja me COVID-19 vetëm në 24 orë
Sipas mediave të huaja, shumë spitale që trajtonin pacientë me coronavirus raportuan mungesa të mëdha të shtretërve dhe furnizimeve me oksigjen. -
Botë 15.04.2021 10:19
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë stërvitje të njëkohshme ushtarake
Rusia dhe Ukraina zhvilluan të mërkurën stërvitje të njëkohshme ushtarake ndërsa ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s filluan diskutimet emergjente mbi grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas. -
Botë 15.04.2021 09:50
Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis, Daunte Rajt u qëllua pa dashje nga ish-policja veterane
Ish-policja që qëlloi të riun me ngjyrë, Daunte Rajt, në qytetin amerikan të Mineapolisit, është arrestuar dhe pritet të gjykohet për vrasje nga pakujdesia.Kimberli Poter rrezikon deri 10 vite burg dhe një gjobë prej 20 mijë dollarë. -
Botë 15.04.2021 09:31
Merkel, Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon. -
Botë 14.04.2021 17:30
Egjipt, 20 të vdekur në një aksident rrugor
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Egjipt, KuR një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën lindore të shkretëtirës në provincën Assiut.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2526
- 2527
- 2528
- 2529
- 2530
- 2531
- 2532
- 2533
- 2534
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









