Gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur pranë rrugës në qarkun afgan Xhagatu në provincën Gazni, jetën e kanë humbur shtatë civilë.
Sipas autoriteteve lokale gjatë sulmit jetën e kanë humbur tre gra, dy fëmijë dhe dy burra. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.










