Shtetet e Bashkuara fajësuan grupin ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe jo talibanët, për dy sulmet e fundit në Afganistan, nga të cilat u vranë rreth 56 persona, përfshirë dy foshnje.
Në 24 orët të fundit në Shqipëri janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Gadishmëria e gjigandit farmaceutik francez Sanofi për t`i dhënë përparësi tregut amerikan lidhur me cdo vaksinë të mundshme kundër Covid 19, ka ngjallur debate të ashpra në Francë.
Shkencëtari izraelit, Gabby Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të sëmundjes COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ në më pak se një minutë, dhe madje edhe pas 20 sekondash, raportojnë mediat izraelite.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kritikuar planin e propozuar të Bashkimit Evropian për turizmin që mund të lejojë të ashtuquajturat korridore të gjelbërta midis vendeve brenda bllokut, dhe kërcënoi se kjo mund të bëjë që Italia të largohej nga BE.
Presidenti Donald Trump po thotë se ka besim se një vaksinë për COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit, dhe vaksinimet masive të publikut do të pasojnë shpejt.