Qytetarë të tërbuar e shkatërruan qendrën e sapo ndërtuar për shërim nga koronavirusi i ri në Abixhan, qendër ekonomike në Bregun e Fildishtë, nga frika e përhapjes së infeksionit në lagjen e tyre.
-
Botë 06.04.2020 21:39
-
Botë 06.04.2020 21:14
Në Korenë Jugore më pak se 50 raste të reja, për herë të parë nga muaji shkurt
Koreja Jugore ka paraqitur më pak se 50 raste të reja për herë të parë pas kulmit të epidemisë kah fundi i muajit shkurt, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e lavdëroi luftën kundër përhapjes së sëmundjes në një nga vendet e para të goditura më rëndë.
-
Botë 06.04.2020 20:57
Tetë deputetë në Parlamentin e Ukrainës të infektuar me koronavirus
Dy prej tyre janë shëruar. Më parë, qeveria e ndryshoi mënyrën e punës për shkak të epidemisë.
Seancat plenare u anuluan, por Parlamenti u takua disa herë gjatë seancave emergjente gjatë periudhës së karantinës të cilën Ukraina e vendosi më 17 mars.
-
Botë 06.04.2020 20:36
Gjermania planifikon ta heqë karantinën më 19 prill
Gjermania përgatiti një listë të masave, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, kufizimin e grumbullimit të njerëzve në vende publike dhe monitorimin e shpejtë të kontrollit të përhapjes së infeksionit.
-
Botë 06.04.2020 20:19
OKB-ja bën thirrje për rritje të kujdesit ndaj migrantëve
Migrantëve pa dokumente, azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit në gjithë botën, duhet t’iu sigurohet qasje në kujdes shëndetësor dhe mirëqenie – pavarësisht statusit të tyre ligjor – për t’i mbrojtur ata nga pandemia me koronavirus, kanë thënë dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara të hënën.
-
Botë 06.04.2020 20:00
Çekia raporton rritjen më të ngadalshme ditore të rasteve me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë tha se deri në mesnatën e së dielës, Çekia ka pasur 4,591 raste me koronavirus, që do të thotë 2.6 për qind më shumë se ditën paraprake.
-
Botë 06.04.2020 19:38
Një tigër në Nju Jork infektohet me koronavirus
Besohet se ky është rasti i parë i një kafshe të infektuar në Shtetet e Bashkuara.
Tigri mund ta ketë marrë virusin nga një punonjës në kopshtin zoologjik, i cili ka qenë i infektuar, por nuk ka treguar simptoma, thanë zyrtarë të kopshtit. -
Botë 06.04.2020 19:13
Kosovë, rritet në 3 numri i të vdekurve nga Covid-19
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është 119, të shëruar janë 23, ndërsa viktima të këtij virusi janë 3 persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë mëngjesin e sotëm, një grua 70 vjeçare dhe një burrë 59 vjeçar.
-
Botë 06.04.2020 14:48
Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga 14 prilli
Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. -
Botë 06.04.2020 14:11
Rëndohet bilanci në SHBA: Rreth 10 mijë viktima dhe 337 mijë të infektuar nga koronavirusi
Sipas statistikave Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave ka shkuar rreth 10 mijë, konkretisht 9,648.Ndërkohë SHBA mbetet vendi i parë përsa i përket rasteve të konfirmuara dhe deri më tani janë 337,646 të infektuar.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2921
- 2922
- 2923
- 2924
- 2925
- 2926
- 2927
- 2928
- 2929
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










