Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Bahamas.
Viktimë kanë mbetur katër gra dhe tre burra, që ndodheshin në bordin e helikopterit. Mësohet se helikopteri u rrëzua menjëherë sapo u ngrit nga pista.
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Bahamas.
Viktimë kanë mbetur katër gra dhe tre burra, që ndodheshin në bordin e helikopterit. Mësohet se helikopteri u rrëzua menjëherë sapo u ngrit nga pista.
Irani, ka thirrur ambasadorin britanik për t'u ankuar, në atë që Teherani thotë se është konfiskim ilegal i një cisterne iraniane të naftës.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, goditi Kaliforninë Jugore, me epiqendër rreth 150 milje nga Los Anxhelos, mëngjesin e së enjtes.
Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga të paktën 4 lëkundje të tjera më të lehta 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.5.
Autoritetet në Gjibraltar thonë se kanë ndaluar një cisternë nafte, me dyshimin se po bënte bartjen e naftës së papërpunuar në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian.
Presidenti rus, Vladimir Putin, po viziton Romën ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit italianë dhe gjithashtu është planifikuar të takohet me Papa Françeskun në Vatikan.
Rreth 80 migrantë besohet të ketë vdekur, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt në bregun tunizian, tha zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin Flavio Di Giacomo në Twitter.
Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara "janë të prira për akte armiqësore", pavarësisht marrëveshjes së ditëve të fundit për të rinisur bisedimet për çështjet bërthamore.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të dënojë sulmin ajror në një qendër migrantësh në Libi, ku mbetën të vrarë së paku 44 njerëz.
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk e ndryshon sjelljen.
Samiti i gjashtë për Ballkanin Perëndimor në kornizë të procesit të Berlinit vazhdon në qytetin polak Poznanj ku janë duke u zhvilluar takime të ministrave për ekonomi për çështje të jashtme dhe të brendshme.