• Botë 03.07.2019 11:44
  • Botë 03.07.2019 11:00

    Rumani, gjenden mbetje njerëzore në një varr masiv

    “Arkeologët kanë zbuluar të tjera “mbetje njerëzore” në Rumaninë verilindore pranë një zone ku në vitin 2010 ata zbuluan një varr masiv për më shumë se 100 hebrenj të vrarë nga trupat rumune gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë prokurorët ushtarakë të martën.
     
  • Botë 03.07.2019 10:30

    Libi, 40 të vrarë nga një sulm ajror

    Rreth 80 të tjerë u raportuan të plagosur në shpërthimin që ndodhi në një objekt në periferi të kryeqytetit Tripoli. Shumica e të vrarëve raportohet të jenë migrantë afrikanë.
  • Botë 03.07.2019 09:59

    Evakuohen zyrat e Facebook

    Frika nga prania e gazit helmues Sarin detyroi njësitë speciale të policisë amerikane të evakuonte zyrat e rrjetit më të madh social të botës Facebook, në Kaliforni.
     
  • Botë 03.07.2019 09:28

    Zjarr në nëndetësen ruse, vdesin 14 persona në bord

    Një zjarr në bordin e një nëndetëseje kërkimi ruse i ka marrë jetën 14 pjesëtarëve të ekuipazhit. Bilanci është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes.
     
    Ekuipazhi ishte helmuar nga tymrat ndërsa nëndetësja po bënte matje në ujërat territoriale ruse, të hënën.
  • Botë 02.07.2019 20:05

    Merkel: Për emërimet në BE, të gjithë duhet të bëjnë kompromis

    Mospajtime politike edhe brenda BE-së derisa liderët evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh.

  • Botë 02.07.2019 19:39

    Indi, 15 të vdekur në Mumbai

    Shirat e furishëm lanë së paku 15 njerëz të vdekur në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, ndërsa shkaktuan ndërprerje masive të transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror.

  • Botë 02.07.2019 19:22

    Meta propozon që më 13 tetor të mbahen zgjedhje lokale, parlamentare e presidenciale

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këmbëngul në dekretin e tij se zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 13 tetor. Ai njëherit si zgjidhje për dalje nga kriza politike propozon që më 13 tetor Shqipëria të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare, por edhe për zgjedhjen e presidentit.

  • Botë 02.07.2019 17:57

    Shkencëtarët: Njeriu, fajtor për ndryshimet klimatike

    Ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu, mund të jetë shkaktar i valës së të nxehtit që përfshiu Evropën, gjatë javës së kaluar thonë shkencëtarët evropian. Temperaturat, në disa pjesë të Francës, u ngritën në 45.9 gradë Celsius, më shumë se ndonjëherë në histori, thanë shkencëtarët.

  • Botë 02.07.2019 15:04

    SHBA kërcënon sërish BE me tarifa

    Vetëm pak ditë pasi arriti marrëveshje me Kinën për të pezulluar luftën tregtare, qeveria amerikane ka kërcënuar Bashkimin Europian me tarifa maksimaliste. Dy fuqitë prej vitesh vijojnë të kenë mosdakordësi për çështjen e subvencionimit të kompanive aerohapësinore. 
     

Pages