• Botë 03.01.2018 10:19

    Kanada: Është arrestuar ish-pengu i talibanëve

    Shtetasi kanadez, Joshua Boyle, i cili para do kohe është çliruar nga rrëmbimi pesëvjeçar i talibanëve në Pakistan, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët, është arrestuar në Kanada, me akuza për sulm fizik, ka thënë mbrëmë një avokat i tij.

  • Botë 03.01.2018 10:02

    Trump, kërcënon palestinezët me ndaljen e ndihmës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë është kërcënuar se do ta ndalndihmën për palestinezët, duke thënë se ata “tashmë nuk janë të gatshëm për bisedime paqësore”.

  • Botë 03.01.2018 09:35

    Të paktën 48 të vdekur në një aksident trafiku në Peru

    Të paktën 48 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në Peru, kur në autobusin me të cilin kanë udhëtuar është përplasur një traktor, pas çka ai ka rënë në një humnerë, kumtoi policia lokale.

  • Botë 02.01.2018 19:28

    Turqia negociata për teknologji të sistemit raketor S-400

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Ankaraja ende po zhvillon negociata me Moskën për transferin e teknologjisë, në kuadër të blerjes kundërthënëse të sistemit mbrojtës raketor rus, S-400.
     
  • Botë 02.01.2018 18:44

    Kiev, protesta pas vrasjes së avokates Nozdrovska

    Qindra persona kanë protestuar në Kiev të Ukrainës duke kërkuar hetime gjithëpërfshirëse lidhur me vrasjen e avokates, Iryna Nozdrovska, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Arsen Avakov.

  • Botë 02.01.2018 17:59

    Trump: Sanksionet po ndikojnë te Pheniani

    Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerëson se bisedimet në mes të Koresë Veriore dhe Koresë Jugore janë shenjë se Pheniani është duke u ndikuar nga sanksionet që i janë vënë, pas testimeve të raketave balistike dhe armëve bërthamore.

  • Botë 02.01.2018 17:01

    Dorëhiqet kryetari i VV-së, Visar Ymeri, shkas linçimet dhe shpërfillja

    Duke arsyetuar dorëheqjen, Ymeri tha se në thelb të organizimit të saj Vetëvendosje ka pasur tri shtylla: besnikërinë ndaj konceptit politik, besimin e ndërsjellë mes aktivistëve të bazuar në vlerën fondamentale të barazisë, si dhe vetëmohimin, të cilat vitin e fundit, sipas tij, kanë filluar
  • Botë 02.01.2018 14:19

    Kalifornia legalizon marijuanën

    Me qindra njerëz mbajtën radhë në dyqanet e licensuara për të shitur barin cudibërës që para se të hapeshin dyert e tyre, ndërsa pronarët e bizneseve thanë se kishin krijuar rezerva duke e ditur kërkesën e madhe.
  • Botë 02.01.2018 14:15

    Izraeli reketoi një kompleks ushtarak të Hamasit

    Sulmi është përgjigje ndaj raketës paraprakisht të gjuajtur, e cila ra në rajon të hapur në pjesën jugore të Izraelit.
     
  • Botë 02.01.2018 13:11

    Pakistani fton ambasadorin e SHBA pas akuzave të Trumpit se mbështet ekstremistët

    Pakistani e ka ftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Islamabad, pasi presidenti, Donald Trump, është kërcënuar me ndaljen e miliarda dollarëve të ndihmës për Pakistanit, të cilin, po ashtu, e ka akuzuar se është strehë e sigurt për ekstremistët.

Pages