Indonezia është tronditur nga një tërmet me magniturë 6.5 ballësh, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe mbi shtatëdhjet të lënduar.
Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë ë kryeqytetin Xhakarta pasi ka goditur rajonin Java.

Mediat turke kanë raportuar se është arrestuar një i dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi gjatë vitit të kaluar.
Fushata për zgjedhjet presidenciale në Rusi do të fillojë më 18 dhjetor, derisa më parë është njoftuar se dita e zgjedhjeve do të jetë më 18 mars 2018.
Datat janë konfirmuar sot nga Këshilli Federativ në Rusi.
Bisedimet e rrethit të tetë për paqe në Siri kanë përfunduar pa ndonjë zhvillim në Gjenevë. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, e ka cilësuar këtë ngjarje si “humbje të një mundësie të madhe”.
Në Bruksel, në kuadër të ditës së dytë të punës në Këshillin Europian, sot do të mbahet takim i kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryetarit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.