-
Botë 13.07.2017 13:27
Njëzet vite burg për vrasësin e liderit opozitar rus Boris Nemcov
Porota më 29 qershor u deklarua se pesë të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e Nemcov. -
Botë 13.07.2017 13:14
Zelanda e Re u kaplua nga stuhia e borës, 10.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike
Zelandën e Re e kaploi stuhia e borës, duke shkaktuar bllokime në komunikacion nëpër tërë vendin dhe duke lënë mijëra amvisëri pa energji elektrike. -
Botë 12.07.2017 22:03
Vjedhja spektakolare në Berlin, arrestohen disa persona
Policia gjermane arrestoi disa persona në Berlin gjatë kontrolleve në apartamentet e tyre, si pjesë e hetimit për vjedhjen spektakolare të një monedhe të madhe ari, nga një muze në qytet. -
Botë 12.07.2017 21:16
Erdogan përjashton mundësinë e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përjashtuar mundësinë e largimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është shpallur pas përpjekjeve të dështuara për grusht shtet, vitin e kaluar.
Ai ka thënë se kjo masë mund të hiqet kur të përfundojë luftimi kundër terrorizimit.
-
Botë 12.07.2017 20:41
Shkëputet një ajsberg i stërmadh nga Antarktida
Ajsbergu që peshon një trilion ton, ka një sipërfaqe prej 5,800 km katrore. Ai u shkëput nga shelfi akullnajor Larsen C i Antarktidës midis datave 10 dhe 12 korrik.
Komentet u bënë nga shkencëtarët e Universitetit “Swansea” dhe ata të organizatës britanike për vëzhgimin e Antarktidës.
-
Botë 12.07.2017 11:51
Townsend: Luftimet në Irak janë “larg përfundimit”
Gjenerali amerikan, Stephen Townsend, ka thënë se luftimet në Irak janë “larg përfundimit”, pavarësisht pushtimit të Mosulit, të cilin e kishte në kontroll grupi militant Shteti Islamik.
-
Botë 12.07.2017 10:46
SHBA: Kryhet me sukes testimi i sistemit kundër raketave balistike
Agjencia e mbrojtjes raketore në SHBA, ka thënë se ka kryer me sukses testimin e sistemit raketor THAAD, nga Alaska.
THAAD është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike.
-
Botë 12.07.2017 10:36
BE miraton marrëveshjen e asociimit me Ukrainën
Njëzetetetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan formalisht Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën. Ky është hapi i fundit në procesin e ratifikimit dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator.
-
Botë 12.07.2017 10:24
Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton
Djali i presidentit Donald Trump ka publikuar një email ku tregon se i është ofruar informacion për Hillary Clinton nga një shtetas rus.
-
Botë 12.07.2017 09:46
Vriten pesë ekstremistë të ISIS-it në Turqi
Policia turke ka vrarë sot në mëngjes pesë ekstremistë islamik gjatë një operacioni në një shtëpi në qytetin Konya në pjesën qendrore, bën të ditur Asociated Press, duke u thirrur në agjencinë turke Dogan.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3764
- 3765
- 3766
- 3767
- 3768
- 3769
- 3770
- 3771
- 3772
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










