• Botë 30.10.2016 19:02

    Pakti BE-Kanada, gjithçka gati për firmën

    Trudeau do të marrë pjesë në një samit në Bruksel për ceremoninë e firmosjes, që ishte planifikuar për të enjten e shkuar, por që u shty për shkak të kundërshtimit të një prej krahinave belge.
  • Botë 30.10.2016 15:59

    Zgjedhjet presidenciale, Moldavia në udhëkryqin midis Rusisë dhe BE-së

    Moldavia i është drejtuar sot zgjedhjeve presidenciale, që mund të sjellin në pushtet kandidatin socialist pro-rus, pas demaskimit të skandalit korruptiv miliarda dollarësh, që ka zbehur besimin tek politikanët që favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me perëndimin.
     
  • Botë 30.10.2016 13:07

    Jemen, 60 të vdekur në sulmet ajrore

    Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e kanë bombarduar sot një kompleks të sigurisë afër qytetit të portit, Hodeidah, në Jemen, duke vrarë 60 persona, përfshirë edhe të burgosur të një burgu që ndodhen në atë zonë, njoftojnë zyrtarët rajonal dhe burimet mjekësore.
  • Botë 30.10.2016 12:43

    Tjetër tërmet godet Italinë. Shemben ndërtesa, disa të plagosur

    Këtë herë, tërmeti me magnitudë 6.5, me epiqendër në Umbria, po në qendër të Italisë, është regjistruar në thellësinë 10 km dhe u ndie nga Jugu në Veri të vendit, madje deri në Austri.
     
  • Botë 30.10.2016 12:26

    Nju Jork, ndalet shfaqja në Opera dhe evakuohen njerëzit

    Incidenti ndodhi gjatë një intervali të shfaqjes “Gulielm Tell” dhe shkaktoi ndërhyrjen e forcave Antiterror. Sipas disa spektatorëve të tjerë, personi që hodhi pluhurin misterioz mbi orkestër tha se bëhej fjalë për hirin e një shokut të tij.
  • Botë 29.10.2016 19:57

    Pakti tregtar BE-Kanada, të dielën firmoset marrëveshja

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau e cilësoi këtë si një lajm të mrekullueshëm dhe tha se priste me padurim ceremoninë, që fillimisht ishte planfikuar për të enjten, por u anulua pas vetos së rajonit të Valonisë në Belgjikë. 
     
  • Botë 29.10.2016 19:28
  • Botë 29.10.2016 19:03

    Kajro, reshjet e shiut shkaktojnë 15 viktima

    7 persona humbën në qytezën Ras Gharib, ndërsa 8 të tjerë vdiqën pasi dy autobusë u përmbysën nga përmbytjet në qytezën Sohag 500 kilometra në jug të Kajros.

    Autoritetet vendase kanë mbyllur disa rrugë kryesore, pasi shumë makina janë ‘zënë në kurth’ nga masa e madhe ujore.

  • Botë 29.10.2016 17:18

    Mosul, ISIS ekzekuton 232 civilë, mijëra po përdoren si mburoja

    ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit.
     
  • Botë 29.10.2016 15:45

    Hetimi i ri për Clinton, kandidatja demokrate pret të njëjtin përfundim

    Kandidatja demokrate për presidencën, e vënë në shënjestër të polemikave për përdorimin e llogarisë private kur ishte Sekretare e Shtetit, i kërkoi përmes një telefonate drejtorit të FBI-së James Comey, t’i shpjegojë detajet e hetimit të ri popullit amerikan.

Pages