• Botë 19.10.2016 12:03

    Sulm në ShBA, plagosen katër nxënës

    Autoritetet thonë se njëri prej nxënësve është në gjendje kritike. Të shtënat kanë ndodhur kur nxënësit ishin duke dalë nga shkolla, kanë thënë autoritetet amerikane.

  • Botë 19.10.2016 10:54

    Lajm i keq për Umranin!

    Ai është plagosur sërish rëndë dy net më parë (17 tetor). Sipas medieve turke, fëmija simbol i një lufte shkatërrimtare që sa vjen e përkeqësohet, është plagosur nga sulmet ajrore ruse.
     
  • Botë 19.10.2016 10:16

    UNESCO kalon rezolutën e kritikuar nga Izraeli. S’ka më “Mali i Tempullit”

    Bordi ekzekutiv i UNESCO-s miratoi rezolutën e sponsorizuar nga arabët, e cila i referohet në vazhdimësi Malit të Tempullit, siç e njohin hebrenjtë, vetëm me emrin islamik të Haram al-Sharif, siç e njohin myslimanët.
  • Botë 18.10.2016 22:04

    Sulmet në Paris, vëllai i bën thirrje Salah Abdeslamit të dëshmojë

    Javën e kaluar, dy prej avokatëve të tij mbrojtës njoftuan se nuk do ta përfaqësonin atë në gjyq, pasi ai vijonte të heshtte, duke refuzuar bashkëpunimin me hetuesit.
     
  • Botë 18.10.2016 21:37

    Meksikë, qëllohet për vdekje gjyqtari i “El Chapo-s”

    Gjykatësi federal që ka pasur në shqyrtim disa çështje të lordëve të drogës në Meksikë, përfshirë atë të “el Chapo-s”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij ndërsa kthehej nga vrapi.
     
  • Botë 18.10.2016 21:05

    Jemen, nesër në fuqi armëpushimi 72-orësh

    Sipas zyrtarit të lartë, armëpushimi do t’i mundësojë popullsisë së Jemenit vazhdimin e gjakderdhjes dhe shtrirjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare. 
     
  • Botë 18.10.2016 19:50

    Kaliforni, 5 cm dëborë në Sierra Nevada

    Është bora e parë e sezonit kjo për këtë rajon dhe erdhi pastre ditëve rresht me shi të pandërprerë. Autoritetet lokale kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa prej rrugëve të zonës, ku gjendja paraqitet më e vështirë.

  • Botë 18.10.2016 19:24

    Brazil - San Paolo, arratisen 55 të burgosur, burgu në flakë

    Dy arratisjet e tjera kanë përfunduar me 18 të vdekur. Gardianët arritën të kapin e të rikthejnë në qeli 18 prej të arratisurve.

    Arratisja masive erdhi pas një kontrolli psikologjik të detyruar, kur të burgosurit u dërguan në spitalin aty pranë nën masa të ulëta sigurie.

  • Botë 18.10.2016 14:38

    Putin i bashkohet Merkelit në takimin e paqes në Berlin

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë në një takim katër-palësh në mbrëmjen e së mërkurës, Presidentin rus, Vladimir Putin, atë ukrainas, Petro Poroshenko si dhe atë francez, Fransua Hollande, teksa në tryezën e bisedimit do të diskutohet për mundësinë e shtimit të përpjekjeve për të
  • Botë 18.10.2016 11:32

    Dita e dytë e sulmit në Mosul, ushtria dhe peshmergat përparojnë

    Ofensiva për marrjen e Mosulit ka hyrë në ditën e dytë dhe Pentagoni thotë se trupat irakiane po ecin më mirë se ç’parashikohej, por gjithsesi, sipas zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook, mund të duhet kohë për të rifituar kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Irakut.
     

Pages