-
Botë 15.05.2015 19:51
Rriten shpresat për ribashkimin e Qipros, negociata me OKB-në si ndërmjetëse
Një tjetër raund biseimesh mbi çështjen e ribashkimit të Qipros po mbahet këtë të premte në një nga mjediset e Kombeve të Bashkuara në zonën neutrale në Nikosi, sigurisht të ndërmjetësuara nga i dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide. -
Botë 15.05.2015 17:36
ISIS merr kontrollin e plotë të qytetit Ramadi në Irak
Organizata pretendon se ka vrarë 56 forca të sigurisë në sulmet e ndërmarra në Ramadi të Irakut.Sulmet e ndërmarra nga ISIS në orët e para të mëngjesit në Ramadi kanë humbur jetën 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë. -
Botë 15.05.2015 17:31
Kosova ndërpret dialogun politik me Serbinë
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë thënë se dialogu i nivelit të lartë politik me Serbinë në Bruksel nuk do të vazhdojë derisa të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve. -
Botë 15.05.2015 17:12
Kosovë, kundërshtohet varrimi i Boletinit në Vlorë. Deputetët kërkojnë sqarime
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kundërshtojnë propozimin qeveritar për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, në Vlorë. Deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati e quajti të nxituar këtë vendim, duke kërkuar kështu që rivarrimi të bëhet në vendin e lindjes, në Boletin. -
Botë 15.05.2015 14:17
Haradinaj, kundër varrosjes së Boletinit në Vlorë: Të prehet tek kulla e tij
Me një status në Facebook, ai shprehet se kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës u ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë.
-
Botë 15.05.2015 13:54
Isa Boletini do të prehet në Vlorë pranë Ismail Qemalit
Pas takimit me familjarët e Isa Boletinit, kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se kjo nismë e përbashkët e Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, do të kulmojë me një ceremoni madhështore në Sheshin e Flamurit në Vlorë
-
Botë 15.05.2015 13:50
Nepal, gjendet helikopteri amerikan i rrëzuar
Gjashtë marinsa dhe 2 ushtarë nepalezë ndodheshin në bord dhe sipas autoriteteve nepaleze nuk ka shanse për të mbijetuar.
-
Botë 15.05.2015 13:46
Lëshoi dron për të fotografuar nga lart Shtëpinë e Bardhë, përfundon nën pranga
Një person u arrestua në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tentonte të ngrinte në fluturim një dron mbi rezidencën e Presidentit Barack Obama.
-
Botë 15.05.2015 13:41
Shpëtohen nga mbytja 700 emigrantë klandestinë në Azi
Një tjetër varkë ndërkohë u zmbraps nga marina indoneziane, ndërsa nuk dihet fati i një tjetër mjeti lundrues me emigrantë. Mjeti lundrues ndodhej në ujërat tajlandeze.
-
Botë 15.05.2015 13:39
A zgjidh krizën plani i BE-së për mbytjen e anijeve të kontrabandistëve?
Në këtë mënyrë do të identifikohen diktohen e e mundësisht, shkatërroje anijet e trafikantëve në ujrat e Libisë, çka do të kërkonte një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4689
- 4690
- 4691
- 4692
- 4693
- 4694
- 4695
- 4696
- 4697
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










