Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Krasniqi, përmes një video-adresimi, është shprehur se mbi 50% e listës së kandidatëve janë pjesë e garës për herë të parë.










