Lajme

  • Maqedoni 13.04.2024 14:50

    Tre persona të lënduar në një aksident në Strumicë

    Tre persona kanë mbetur të lënduar pasditen e sotme në një aksident në Strumicë pasi dy vetura janë përplasur në kryqëzimin e rrugëve “Kliment Ohridski” dhe “Bratstvo i Edinstvo” dhe njëra prej tyre nga përplasja është përmbysur.

  • Botë 13.04.2024 14:28

    OKB: 45 emigrantë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së anijes në Mesdhe

    Dyzet e pesë emigrantë janë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në Mesdheun qendror duke u përpjekur të arrinte në Evropë nga Tunizia, tha agjencia e migracionit të OKB-së, duke cituar të mbijetuarit, dhe trupat e katër grave që besohet se ishin emigrante afër Spanjës

  • Botë 13.04.2024 14:06

    Forcat izraelite sulmojnë Bregun Perëndimor, një i vdekur dhe 25 të plagosur

    Forcat izraelite sulmuan një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke qëlluar dhe vënë flakën makinave dhe shtëpive. Një palestinez u vra dhe 25 të tjerë u plagosën, sipas informacioneve.

  • Botë 13.04.2024 13:44

    Pesë persona të vrarë si pasojë e një sulmi në Sidnej

    Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

    Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.

  • Botë 13.04.2024 13:22

    Një i vdekur dhe disa të plagosur në një aksident me teleferik në Turqi

    Një person mbeti i vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në provincën jugore të Antalias të Turqisë pasi një teleferik u përplas me një shtyllë të thyer, tha zyra e guvernatorit lokal dhe një stacion televiziv.

  • Maqedoni 13.04.2024 13:00

    Qarkullimi po zhvillohet pa probleme, në RMV

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

    Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

  • Maqedoni 13.04.2024 12:37

    Bastisje në Manastir, ndalohen dy persona, gjendet droga

    MPB njofton se më 12.04.2024, O.P. ishte ndaluar nga punonjësit e policisë nga SPB Manastir dhe O.N (38), të dy nga Manastiri.

  • Maqedoni 13.04.2024 12:15

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore erë e fortë nga drejtimi verior.

    Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 30 gradë.

  • Botë 12.04.2024 19:19

    Tiranë, Gonzato: Gjyqësori mbetet sfida kryesore

    Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i bën thirrje parlamentit Shqiptar të zgjedhë me urgjencë avokatin e popullit që ka mbetur peng i konsensusit politik prej dy vitesh. Sfidë sipas tij mbeten dosjet stok, ndërsa garantoi mbështetje ndaj SPAK.

  • Maqedoni 12.04.2024 18:25

    Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” prezanton programet e reja studimore

    Universiteti “Shën “Qirili dhe Metodi”  hapi dyert për gjimnazistët. Në ditën e hapur u prezantuan  programet  studimore dhe mundësitë që ofron kampusi universitar. Rektorja Biljana Angellova, studentëve të ardhshëm u rekomandoi të mësojnë jo vetëm për notim, por për të përfituar njohuri. 

Pages