Lajme

  • Botë 17.01.2024 10:44

    Trump kthehet në gjykatë për gjyqin për shpifje pas fitores së thellë në Ajova

    Pas fitores së thellë të zgjedhjeve paraprake në Ajova, ish Presidenti Donald Trump u ul të martën në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për shpifje nga shkrimtarja E Jean Carroll, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë seksuale disa dekada më parë.
     
  • Botë 17.01.2024 10:22

    Irani sulmon me raketa Pakistanin

    Irani ka sulmuar me raketa Pakistanin, duke pretenduar se shkatërroi dy baza të grupit militant sunit Jaish al-Adël. Nga ana tjetër, Pakistani ka dënuar ashpër sulmin ajror iranian duke thënë se nga ky sulm u vranë 2 fëmijë.

  • Botë 17.01.2024 10:10

    SHBA, anulohet debati presidencial i republikanëve

    “ABC News” anuloi të martën debatin presidencial të republikanëve pasi Nikki Haley tha se nuk do të merrte pjesë nëse ish-presidenti Donald Trump nuk do të ishte i pranishëm në të, duke e lënë guvernatorin Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në Nju Hempshër.
  • Botë 17.01.2024 09:55

    Acari mbërthen Mbretërinë e Bashkuar

    Temperaturat ranë deri në -14 gradë celsius gjatë natës, ndërsa valët e ajrit të Arktikut vazhdojnë të lëvizin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas zyrtarëve meteorologjikë mbrëmja e së martës ishte nata më e ftohtë e janarit që nga viti 2019.
     
  • Botë 17.01.2024 09:44

    Katari dhe Franca dërgojnë ilaçe për pengjet në Gazë

    Një dërgesë me ilaçe për dhjetëra pengje që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – është nisur për në këtë territor, pasi Franca dhe Katari ndërmjetësuan marrëveshjen e parë mes Izraelit dhe grupit radikal që nga
  • Maqedoni 17.01.2024 09:33

    MPB: Sanksionohen 152 shoferë në Shkup

    Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e shtuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 sanksione
     
  • Maqedoni 17.01.2024 09:22

    Seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet

    Në rend dite të seancës është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letrat me vlerë, me procedurë të shkurtuar.
     
  • Maqedoni 17.01.2024 09:09

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

    Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, sot do të jetë në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
     
  • Maqedoni 17.01.2024 09:00

    Parashikimi i motit

    Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në perëndim me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.
  • Botë 16.01.2024 22:03

    Gjermania po përgatitet për një stuhi të madhe, së shpejti do të arrijë në Ballkan

    Gjermania është e mbuluar me borë të madhe dhe akull, ku shërbimi meteorologjik (DWD) paralajmëroi për një “stuhi totale” të mërkurën (nesër) ndërsa po vazhdojnë reshjet e borës.

Pages