-
Maqedoni 30.11.2022 14:59
Decentralizimi më i madh i komunave, Penov: Do të bëhet kur të ketë vullnet politik
Se kur komunat do të kenë decentralizim më të madh varet vetëm nga deputetët në parlament, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, pas takimit me kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami. -
Maqedoni 30.11.2022 14:30
LSDM: Gjermania mbështetës strategjik, Mickovski hesht
Vizita e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, rikonfirmon mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë nga LSDM. -
Maqedoni 30.11.2022 14:06
Spasovski: Kushdo që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është i prerë se kushdo që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi.
-
Maqedoni 30.11.2022 12:45
Petrovska me mesazh inkurajues për ushtarët që nisen për në misionet e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska inkurajoi pjestarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që nisen për misionet e NATO-s në Bullgari dhe Rumani. -
Maqedoni 30.11.2022 12:23
Shtetësia për Onishçenko, Gir: Shkelësit e ligjit duhet të përgjigjen
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, lidhur me shtetësinë e oligarkit pro rus, Onishçenko, tha se kusht kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila sapo ka hapur negociatat me BE-në, është zbatimi i ligjit dhe reformat. Sipas tij, personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.
-
Maqedoni 30.11.2022 11:00
Hajrullahi kandidat i vetëm për kryetar të Prokurorisë së Shkupit
Kandidati Mustafa Hajrullahi, ka mbetur në garë për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, pasi kandidati Burim Rustemi u tërhoq nga kandidatura pas prokurores Fatime Fetai.
-
Maqedoni 30.11.2022 10:30
Nga nesër ulet çmimi i bukës për 10% në Maqedoni
Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë.
Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.
-
Maqedoni 30.11.2022 10:05
Shkup, shqiptohen 116 masa në trafik
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 116 shkelje të rregullave të trafikut vetëm në Shkup.
“Janë shqiptuar 5 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 5 për automjete të paregjistruara.
-
Maqedoni 30.11.2022 09:40
Debat për Propozim-buxhetin për vitin 2023 në Maqedoni, opozita paraqet 199 amendamente
Nga sot fillon debati amendamentues për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Janë dorëzuar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga OBRM-PDUKM.
Ditën e hënë përfundoi debati i përgjithshëm, ku qeveria dhe opozita paraqitën qëndrimet e tyre.
-
Maqedoni 30.11.2022 09:08
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të dëborës.
Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veri-perëndimorë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1884
- 1885
- 1886
- 1887
- 1888
- 1889
- 1890
- 1891
- 1892
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










