Rradhë të gjata qytetarësh shihen të presin për tu vaksinuar para punkteve të vaksinimit “Bukuresht” dhe “Jane Sandanski”. Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra për tu vaksinuar, pas mbylljes së sallës “Boris Trajkovski” që shërbente si punkt vaksinimi.
-
Maqedoni 03.08.2021 14:44
-
Maqedoni 03.08.2021 14:21
Lokalizohet zjarri në Koçan, qytetarët të tmeruar pas zjarrit masiv
Zjarri në Koçan që mbrëmjen e së hënës kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të banuara të qytetit, është lokalizuar. Zjarri u ishte ofruar shtëpive me çrast janë djegur dy kulme shtëpish, një stallë dhe disa automjete.
-
Maqedoni 03.08.2021 12:01
Përmes fotove shihni dëmet materiale që shkaktoi zjarri në qytetin e Koçanit
Zjarret e kanë përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në gjendje më të vështirë ka qenë qyteti i Koçanit.
-
Maqedoni 03.08.2021 11:32
Zjarret në Koçan dhe Nagoriçan i Poshtëm, ende aktive por nën kontroll
Flakë zjarri të mëdha kanë shpërthyer dje në Koçani, Nagoriçan të Poshtem dhe vendin Kokino. Kompetentet thanë që zjarret janë nën kontroll, falë intervenimit të shpejtë të ekipeve zjarrfikëse nga Nagoriçani i Vjetër.
-
Maqedoni 03.08.2021 11:14
Zjarret në Koçani, Mickovski: Intervenimi është i vonuar, do të kërkojmë përgjegjësi
Lideri i VMRO-PMNE-së, Hristijan Mickovski mbrëmë ka vizituar banorët e rajoneve të rrezikuara nga flakët e zjarrit në Koçani, me ç’rast u ka ofruar edhe ndihmën e parë.
-
Maqedoni 03.08.2021 11:01
Bullgaria do ndihmojë Maqedoninë në shuarjen e zjarreve
Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.
Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.
-
Maqedoni 03.08.2021 10:30
Zjarri në Koçan, 9-të banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Ministria e Shëndetësisë informon se 9-të banorët e Koçanit të cilët mbrëmë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, si pasojë e zjarrit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë u liruan në shtëpi.
-
Maqedoni 03.08.2021 10:11
Zjarret në Koçani, helikopterët kanë filluar veprimin
Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Koçani informuan se në terren janë angazhuar helikopterë për shuarjen e zjarrit i cili dje pasdite shpërtheu në Koçani.
-
Maqedoni 03.08.2021 09:49
Prej sot ndalohet lëvizja në pyje
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pas mesnate njoftoi se duke filluar nga data 3 gusht 2021 ndalohet lëvizja e qytetarëve në pyje.
Nga Qeveria thonë se kjo ndalesë ka për qëllim që të mbrojë qytetarët dhe të zvogëlojnë mundësinë e shpërndarjes më të madhe të zjarreve aktive në vend.
-
Maqedoni 03.08.2021 09:06
Parashikimi i motit për sot
Moti sot do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 34 deri 42 gradë. UV indeksi do të jetë 9.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2785
- 2786
- 2787
- 2788
- 2789
- 2790
- 2791
- 2792
- 2793
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










